Lidhje

SHBA: NRC miraton liçenca për reaktorë të rinj bërthamorë për herë të parë në më shumë se tri dekada.

  • Zëri Amerikës

Komisioni Rregullator Bërthamor i Shteteve të Bashkuara ka miratuar liçenca për reaktorë të rinjë bërthamorë për herë të parë në më shumë se tri dekada.

Komisioni votoi dje për kërkesën e prodhuesit amerikan të energjisë, kompanisë Southern, për të ndërtuar dy reaktorë të rinjë bërthamorë në uzinën Vogtle në shtetin jugor të Xhorxhias.

Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht 104 reaktorë bërthamorë që prodhojnë rreth 20 përqind të energjisë elektrike të vendit.

Për herë të fundit, Komisioni Rregullator Bërthamor dha liçencën për një reaktor të ri në vitin 1978, një vit para aksidentit në uzinën bërthamore Three Mile Island në Pensilvani.

Reaktorët e rinj me një kosto prej 14 miliardë dollarësh parashikohet të fillojnë nga puna në vitet 2016 dhe 2017.

XS
SM
MD
LG