Lidhje

SHBA: Jo ndërprerje e trafikut në ngushticën e Hormuzit

  • Zëri Amerikës

SHBA: Jo ndërprerje e trafikut në ngushticën e Hormuzit

SHBA: Jo ndërprerje e trafikut në ngushticën e Hormuzit

Ushtria amerikane thotë se nuk do të tolerojë ndërprerjen e trafikut në ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani ka kërcënuar se do të bllokojë të gjitha anijet naftëmbajtëse që kalojnë përmes kësaj ngushtice.

Një zëdhënëse për bazën amerikane në Bahrein i tha Zërit të Amerikës se transporti i anijeve përmes ngushticës është “jetik për rajonin dhe prosperitetin global”. Lejtnantja Rebeka Rebarich tha sot se flota amerikane është e gatshme “t’u kundërvihet veprimeve keqdashëse” për të siguruar lirinë e kalimit në këtë ngushticë.

Sot, oficeri i lartë i ushtrisë së Iranit, Admirali Sayyari tha se mbyllja e ngushticës së Hormusit është “shumë e lehtë” për forcat e tij, ndonëse ai shtoi se nuk ishte i nevojshëm një veprim i menjëhershëm.

Admirali Sayyari është zyrtari i dytë i lartë iranian i cili këtë javë shtroi mundësinë e mbylljes së hyrjes në Gjirin Persik si kundërpërgjigje ndaj kërcënimit të Perëndimit për të vendosur sanksione ndaj eksportit të naftës së Iranit, si pasojë e programit bërthamor të debatueshëm të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG