Lidhje

SHBA: Numri i foshnjeve të bardha më i vogël se ai i racave të tjera

  • Zëri Amerikës

Për herë të parë në historinë amerikane, numri i foshnjave të bardha të lindura në Shtetet e Bashkuara është më i vogël sesa ai i racave të tjera.

Zyra amerikane e Regjistrimit të Popullsisë njoftoi sot se pakicat tani përbëjnë 50.4 për qind të të gjitha lindjeve në Shtetet e Bashkuara, krahasuar me 49.6 për qind të lindjeve të fëmijëve të bardhë. Kjo shifër e re vjen pas dekadash emigracioni në rritje që kontribuoi në rritjen e shpejtë të pakicave.

Zyrtarët thonë se një arsye kryesore për këtë ndryshim është edhe mosha mesatare e popullsisë së bardhë dhe pakicave. Mosha mesatare për të bardhët është 42 vjeç ndërsa për hispanikët është rreth 28, që do të thotë se shumë nga gratë hispanike janë në moshën më të përshtatshme për lindje.

Zyrtarët thonë se të bardhët ende janë grupi më i madh demografik dhe se pothuajse të gjitha grupet etnike pësuan një rënie në numrin e lindjeve, që shumë ekspertë ia atribuojnë gjendjes së vështirë ekonomike.

XS
SM
MD
LG