Lidhje

SHBA: Gifords ende në gjendje kritike por zyrtarët janë optimistë


SHBA: Gifords ende në gjendje kritike por zyrtarët janë optimistë
SHBA: Gifords ende në gjendje kritike por zyrtarët janë optimistë

Presidenti amerikan Barak Obama udhëhoqi vendin në një moment heshtjeje për viktimat e sulmit në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, ku mbetën të vrarë gjashtë veta, ndërsa një anëtare kongresi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë nga plagët. Doktorët që po kujdesen për anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve Gabriele Gifords thonë se janë pak më optimistë për gjendjen e saj. Doktorët thanë se enjtja e trurit të 40-vjeçares Gifords nuk ka vazhduar, megjithëse ajo nuk është ende tërësisht jashtë rrezikut. 22-vjeçari i akuzuar për sulmin do të dalë sot para gjykatës federale në Finiks të shtetit Arizona.

Xhered Lofner akuzohet se është përpjekur të vrasë një anëtare kongresi. Mbi të rëndëojnë edhe akuza të tjera: dy për vrasje të punonjësve federalë dhe dy për tentim vrasje të një punonjësi federal.

Autoritetet mjekësore thanë dje se zonja Gifords është ende në gjendje kritike, por ata janë deri diku optimistë se ajo do ta marrë veten pasi u qëllua në kokë me armë zjarri.

“Disa nga statistikat e plagëve me armë zjarri në kokë janë ekstreme. Në disa raste bëhet fjalë për 5 për qind mundësi për të jetuar; në raste të tjera mundësia mund të jetë deri në 30 për qind. Pra, vetë fakti që ajo ka mbijetuar deri tani dhe është në gjendje të reagojë është një mrekulli.”

Mjekët thonë se zonja Gifords është vënë në komë nga mjekët ndërkohë që pritet ta marrë veten pas operacionit.

Gjashtë persona mbetën të vdekur nga sulmi masiv i së shtunës në një dyqan ushqimesh në Tuson, ku zonja Gifords, e partisë demokrate, po takohej me banorët e zonës që përfaqëson. Mes viktimave ishin edhe një vajzë 9-vjeçare, një gjykatës federal dhe një anëtar i stafit të kongresit.

XS
SM
MD
LG