Lidhje

SHBA, OKB heqin sanksionet ndaj Libisë

  • Zëri Amerikës

SHBA, OKB heqin sanksionet ndaj Libisë

SHBA, OKB heqin sanksionet ndaj Libisë

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr Libisë pjesën më të madhe të sanksioneve ekonomike që i ishin vënë vendit para rënies së Moamar Gadafit.

Ky vendim pason masa të ngjashme të premten nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që i kishte ngrirë Libisë rreth 150 miliardë dollarë pasuri jashtë vendit pas shpërthimit të kryengritjes kundër Gadafit në muajin shkurt.

Sekretari i Jashtëm britanik, Ulliam Hejg vuri në dukje se kjo do të thotë se qeveria kalimtare e Libisë do të ketë mundësi të shrytëzojë të gjithë fondin e ngrirë jashtë vendit që i duhet për rindërtimin e vendit.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara zhbllokojnë kështu të gjitha pasuritë e qeverisë dhe të bankës qendrore të Libisë, pasuri që janë nën juridiksionin amerikan, por mban të ngrira të gjitha pasuritë e familjes Gadafi.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se ka zhbllokuar më shumë se 30 miliardë dollarë pasuri që i përkasin qeverisë libiane.

XS
SM
MD
LG