Lidhje

Operacion amerikan kundër udhëheqësve të IS në Siri


Shtetet e Bashkuara thonë se kanë kryer një operacion "të suksesshëm" kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik në Sirinë lindore, që pati në shënjestër udhëheqjen e grupit militant.

Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis, tha të hënën se operacioni është kryer në provincën Deir Ezzor nga një njësi e forcave speciale të ushtrisë amerikane e ngarkuar me gjurmimin udhëheqësve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ai nuk tha se kush ishte në shënjestër të këtij operacioni, por tha se gjatë operacionit ishin mbledhur informacione të shumta të zbulimit.

Zëdhënësi tha se njoftimet nga ana e grupit “Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut” se 25 luftëtarë islamikë u vranë në operacion ishin të ekzagjeruar. Ai nuk tha se sa njerëz ishin vrarë gjatë operacionit.

Rajoni i pasur me naftë i Deir Ezzor-it është kryesisht nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik dhe Shtetet e Bashkuara edhe më parë kanë ndërmarrë sulme ajrore dhe veprime të tjera ushtarake në atë zonë.

Forcat speciale të Shteteve të Bashkuara gjatë muajve të fundit kanë shtuar sulmet me avionë pa pilotë dhe operacione të tjera në Siri kundër udhëheqësve të Shtetit Islamik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG