Lidhje

SHBA: Pakësohen shitjet e shtëpive të reja

  • Zëri Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara në muajin mars u pakësuan shitjet e shtëpive të reja, por megjithatë, ato ishin më të larta se në muajt e fundit të 2011-ës.

Departamenti i Tregtisë tha se gjatë muajit mars amerikanët blenë shtëpi të reja me një ritëm vjetor pak më të lartë se tremujorin e katërt të vitit të kaluar, por më pak se sa shifra të cilën analistët e konsiderojnë si shenjë për një treg të shëndetshëm.

Tregu i shtëpive në Shtetet e Bashkuara është ndoshta pjesa më e brishtë e ekonomisë amerikane, më e madhja në botë.

Miliona pronarë shtëpish, shumë prej tyre të papunë për shkak të krizës, i kanë humbur shtëpitë, që kanë kaluar në pronësinë e bankave, për shkak se pronarët nuk kanë qenë të gjendje të shlyejnë pagesën mujore.

Edhe interesat e ulëta në nivel rekord, nuk kanë ndikuar sa duhet në shitjen e shtëpive.

XS
SM
MD
LG