Lidhje

Paneta: Sulmet me avionë pa pilot do të vazhdojnë


Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë në plan të ndalin sulmet me avionë të telekomanduar në territor pakistanez, duke argumentuar se sulmet kundër udhëheqësve terroristë ndërmerren për të mbrojtur sovranitetin amerikan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta u doli sot në mbrojtje këtyre sulmeve, gjatë një vizite në Nju Delhi. Ai tha se Uashingtoni e ka bërë të qartë se do të vetë-mbrohet dhe se goditjet janë edhe në interes të popullit pakistanez, që është viktimë e sulmeve të kryengritësve.

Zoti Panetta i bëri komentet një ditë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi vrasjen e numrit dy të al-Kaidës Abu Yahya al-Libi, me sa kuptohet nga një goditje me avion të telekomanduar në rajonin e Vaziristanit Verior në Pakistan. Shtëpia e Bardhë tha se shërbimet amerikane të zbulimit kanë konfirmuar vdekjen e al-Libit.
XS
SM
MD
LG