Lidhje

SHBA: Bie niveli i papunësisë


Në Shtetet e Bashkuara, numri i personave që kanë bërë kërkesë për asistencën e papunësisë u pakësua me 23 mijë vetë javën e kaluar. Në raportin e sotëm të Departamentit të Punës thuhet se ka patur 340 mijë persona në të gjithë vendi që kanë bërë kërkesa për ndihmën e papunësisë.

Shumë ekonomistë thonë se ky nivel lidhet me përmirësimin e tregut të punës. Ndërkohë, Drejtori i Rezervës Federale, Ben Bernanke, tha dje se tregu u punës vazhdon të jetë i dobët dhe se Banka Qendrore do t’i vazhdojë programet për simulimin e ekonomisë, të paktën edhe për një farë kohe.

Të dhënat më të fundit tregojnë se ritmi i papunësisë në Shtetet e Bashkuara është 7,5 për qind, shifra më e ulët në katër vjet, por megjithatë, më e lartë se zakoinisht për Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG