Lidhje

SHBA: Shifra shpresëdhënëse për punësimin


Economy
Economy
Sipas raportit të fundit për punësimin në Shtetet e Bashkuara, rezulton se vendi ka tani më shumë njerëz me punë se sa kur Presidenti Barak Obama mori detyrën në janar të vitit 2009.

Shifrat më të fundit të Departamentit të Punës, të publikuara dje, kundërshtojnë pretendimin e kandidatit republikan, Mit Romni se vendi ka humbur qindra mijëra vende pune që kur presidenti mori detyrën.

Zoti Romni bëri dje fushatë në shtetin e Pensilvanisë, ndërkohë që shifrat tregojnë se megjithë 13 milionë të papunë, punëdhënësit amerikanë kanë shtuar rreth 400 mijë vende pune gjatë 12 muajve deri në mars, shifër më e lartë kjo nga sa ishte llogaritur më parë. Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i vendeve të punës në tregun amerikan është tani 125 mijë më i lartë nga sa ishte kur presidenti mori detyrën dhe se hapja e vendeve të reja të punës i ka tejkaluar humbjet gjatë mandatit të tij.
XS
SM
MD
LG