Lidhje

SHBA, Papunësia bie në 5.8%


Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara ra në 5,8 për qind në muajin tetor, niveli më i ulët në gjashtë vjet.

Në raportin e Departamentit të Punës të publikuar sot, po ashtu thuhej se ekonomia amerikane pati një rritje neto prej 214 mijë vendesh pune.

Ekspertët thonë se rritje pati në shumë sektorë si, industria ushqimore, shitjet me pakicë, shërbimi shëndetësor, shërbimet e biznesit, ndërtimet dhe prodhimi industrial.

Raporti tregon se ekonomia amerikane ka fituar vende të reja pune për 56 muaj radhazi.

Presidenti Obama tha se raporti i sotëm flet për “shtimin më të madh të vendeve të punës që nga vitet 1990”. Ai thotë se amerikanët kanë punuar shumë për t’u rimëkëmbur nga recesioni më i rëndë në disa dekada dhe shton se do të punojë me aleatët dhe me rivalët e tij politikë, për të përfituar nga kjo situatë e favorshme e ekonomisë.

XS
SM
MD
LG