Lidhje

SHBA, rritje e vakët në tregun e punës


Në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të Departamentit të Punës, ritmi i shtimit të vendeve të punës ka qenë i ngadaltë, duke shtuar vetëm 126,000 vende të reja pune. Po sipas këtij raporti, niveli i papunësisë mbeti 5,5 për qind.

Raporti i sotëm shkaktoi habi mes ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar se ekonomisë amerikane do t’i shtoheshin dy herë më tepër vende pune. Por këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për ekonominë tha se dimri i ashpër dhe ngadalësimi i ekonomisë globale duket se kanë ndikuar tek tregu i punës në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa në disa sektorë si shërbimi shëndetësor, rrjeti i shërbimeve dhe i restoranteve u shtuan vendet e punës, në disa sektorë të tjerë, si industria e minierave dhe ajo e naftës pati një ulje të nivelit të punësimit, për shkak të rënies së ndjeshme të çmimit të naftës bruto.

XS
SM
MD
LG