Lidhje

SHBA paralajmëron për rrezikun e një rakete balistike koreano-veriore

  • Zëri Amerikës

SHBA paralajmëron për rrezikun e një rakete balistike koreano-veriore

SHBA paralajmëron për rrezikun e një rakete balistike koreano-veriore

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates thotë se beson që Koreja e Veriut do të ketë një raketë balistike interkontinentale, të aftë për të qenë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara brenda 5 vjetëve.

Zoti Gates i bëri këto komente sot, pas një takimi me presidenti kinez Hu Gjintao në Pekin. Kur e pyetën për planet e SHBA për t’u vetëmbrojtur, zoti Gates tha se për këtë po zhvillohen bisedimet, gjetjen e një rruge për ta çuar Korenë e Veriut në një rrugë tjetër.

Zyrtarët amerikanë thanë se zoti Gates po ashtu e kishte pyetur presidenti kinez lidhur me njoftimet e medias se Kina kishte zhvilluar për herë të parë sot, një provë me një avion të padiktueshëm nga radarët. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes që po merrte pjesë në takim tha se të gjithë zyrtarët civilë kinezë që ndodheshin në takim, dukeshin të habitur nga fakti se ishte zhvilluar prova.

Faqe kompjuterike të medias shtetërore kineze kanë publikuar fotografi të avionit gjatë fluturimit, një tregues se programi i modernizimit ushtarak të Kinës po avancon më shpejt nga sa pritej.

XS
SM
MD
LG