Lidhje

Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë


Në mbarë Shtetet e Bashkuara amerikanët festuan mbrëmë 237 vjetorin e lindjes së atdheut të tyre, me parada, piknikë, fishekzjarre, shfaqje argëtuese e koncerte solemne.
Në Nju Jork, Statuja e Lirisë, simboli kombëtar i lirisë, u hap pas tetë muajsh riparime për dëmet që shkaktoi uragani. Qindra vetë qëndruan në radhë të gjata për të vizituar statujën në brigjet e Nju Jorkut.

Në Boston, banorët mbushën rrugët megjithë temperaturat e larta dhe kushtet e rrepta të sigurisë në një kohë që qyteti ende i ka të freskëta kujtimet e shpërthimeve në Maratonën e Bostonit.

Por një ndër festimet më të bujshme zhvillohet pikërisht këtu në kryeqytetin e vendit, ku fishekzjarret ndriçojnë sfondin mbi Monumentin e Uashingtonit, dhe njerëzit mblidhen në parkun qendror për të festuar e për të ndjekur koncertin në shkallët e Kapitolit.
Amerika shpalli pavarësinë nga Britania më 4 korrik 1776.
XS
SM
MD
LG