Lidhje

Pentagoni "i turpëruar" mbas dyshimeve për sjellje të pahijshme të pjestarëve të Shërbimit Sekret


Zyrtarë të Pentagonit thanë se janë të “turpëruar” rreth dyshimeve për sjellje të pahijshme ku përfshihen pjestarë të Shërbimit Sekret, personel ushtarak dhe prostituta në Kolumbi.

Shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Martin Dempsey, tha në një konferencë shtypi në Pentagon se krahu ushtarak “nuk e mbështeti drejtuesin e saj” duke shkatuar një shpërqëndrim të vëmendjes nga një prej angazhimeve të rëndësishme të presidentit në rajon.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta shtoi se është një “kërkesë” për forcat tona që t’u përmbahen “standarteve më të larta”. Ai tha se nëse gjenden fajtor, njerëzit e përfshirë në skandal do të vihen përpara përgjegjësisë.

11 pjestarë të Shërbimit Sekret të cilët ishin vendosur në Kolumbi përpara vizitës së Presidentit Barack Obama atje, u kthyen në atdhe. Atyre u është dhënë leja administrative në pritje të një hetimi ku përfshihet edhe prostitucioni. Të paktën 5 pjestarë të personelit ushtarak të caktuar për të mbështetur shërbimin sekret janë izoluar në kazermat e tyre në Kolumbi mbas ngritjes së akuzave.

Njoftimet për dyshime për sjelljen e pahijshme u bënë të ditura përpara mbërritjes së zotit Obama në qytetin turistik të Kartagjenës ditën e premte për të marrë pjesë në takimin e gjashtë të nivelit të lartë të Amerikave.

Të dielën, zoti Obama e quajti këtë incident si një episod të izoluar dhe lavdëroi Shërbimi Sekret në tërësi.

Ai tha se agjentët që janë sjellë në mënyrë të pahijshme janë të dobët përpara shantazheve e si rrjedhim kjo mund të rrezikojë sigurinë e atyre që janë nën mbrojtjen e këtyre agjentëve.

Shërbimi Sekret bëri të ditur se askush nga personeli i përfshirë në këtë incident nuk ishte i ngarkuar me mbrojtjen e zotit Obama.

XS
SM
MD
LG