Lidhje

SHBA, për herë të parë tanke të blinduar në Afganistan

  • Zëri Amerikës

SHBA, për herë të parë tanke të blinduar në Afganistan

SHBA, për herë të parë tanke të blinduar në Afganistan

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë tanke të blinduara në Afganistan për herë të parë në nëntë vjetët e luftës kundër talebanëve.

Zyrtarët ushtarakë thanë se tanket M1 Abram do të dislokohen në Afganistanin jugor, përfshi provincën e Helmandit ku trupat amerikane janë të angazhuara në luftime të ashpra kundër kryengritësve.

Tanket 70 tonëshe do t’u japin forcave tokësore më shumë mbështetje me zjarr të shpejtë dhe të fuqishëm nga një distancë më e madhe duke i mundësuar trupat të arrijnë më thellë në zonat ku fshihen kryengritësit.

Zyrtarët amerikanë thanë se 14 tanke dhe 115 marinsa do të dislokohen në jug të Afganistanit në dhjetor.

XS
SM
MD
LG