Lidhje

SHBA: Programet e përgjimeve qeveritare


Zyrtarë amerikanë të zbulimit thonë se programet e përgjimeve qeveritare, që janë kthyer në objekt polemikash, kanë bërë të dështojnë "dhjetra" komplote terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe në më shumë se 20 vende të tjera.

Agjencitë amerikane të zbulimit publikuan dokumente të reja të deklasifikuara pas kërkesave të ligjvënësve për më shumë informacion rreth programeve të përgjimit për të parë se sa të efektëshme janë ato.

Sipas raporteve të zyrtarëve, në vitin 2012, nga qindra miliona të dhëna të grumbulluara për tabulatet telefonike, vetëm 300 ishin kontrolluar për informacion shtesë në lidhje me ata që bënë telefonatat.

Ata nuk dhanë hollësi të tjera për komplote të zbuluara apo për vendet që mund të ishin përfshirë.

Zyrtarët e zbulimit thanë se po përpiqen të deklasifikojnë informacione mbi dhjetra komplote që shefi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Gjenerali Keith Alexander thotë se janë zbuluar. Por zyrtarët thonë se duan të sigurohen që të mos nxjerrin pa dashje ndonjë pjesë të planeve të tyre të antiterrorizmit.
XS
SM
MD
LG