Lidhje

Alexander: Nxjerrja e sekreteve të NSA, shumë shqetësuese


Kreu i Agjencisë sekrete amerikane të përgjimeve, NSA ka shprehur shqetësim të thellë për faktin se një punonjës kontraktor me arsim të kufizuar dhe eksperiencë të vogël pune kaloi kontrollin e biografisë dhe iu dha mundësia të punonte në sektorë delikatë me informata të rëndësishme mbi programin qeveritar të përgjimit, për të cilin informoi dy gazeta.

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare NSA, Keith Alexander dëshmoi para një komisionit të Kongresit dje. Ai tha se agjencia e tij po heton se si Edward Snowden kaloi kontrollin e sigurisë, duke iu dhënë mundësia të mësonte për programin e agjencisë për mbledhjen e tabulateve të telefonatave dhe mesazheve përmes internetit, megjithëse nuk kishte përfunduar studimet universitare dhe kishte punuar si punonjës me përgjegjësi të ulëta.

Por zoti Alexander i doli në mbrojtje programit të grumbullimit të informatave, duke thënë se përmes tij janë zbuluar dhjetëra komplote terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera gjatë viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG