Lidhje

SHBA: Protesta të reja pas plagosjes së një protestuesi


SHBA: Protesta të reja pas plagosjes së një protestuesi
SHBA: Protesta të reja pas plagosjes së një protestuesi

Mbi një mijë protestues të lëvizjes "Zaptimi i Uoll Stritit" u kthyen në një shesh publik dje në Oakland të Kalifornisë, një ditë pasi përleshjet me policinë lanë një demonstrues në gjendje kritike.

Aktivistët thanë se 24 vjeçari Scott Olsen, veteran i luftës në Irak pësoi frakturë të kafkës kur policia u përlesh me protestuesit në përpjekje për të kontrolluar demonstratën në shesh.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba plastik për të shpërndarë protestuesit.
Zyrtarët e qytetit thanë se do të lejojnë protestat nga ora 6 e mëngjesit deri në 10 të darkës por nuk do të lejojnë ngritjen e çadrave në sheshin publik.

XS
SM
MD
LG