Lidhje

SHBA përpiqen të konfirmojnë premtimin për lirimin e dy turistëve nga Irani

  • Zëri Amerikës

SHBA përpiqen të konfirmojnë premtimin për lirimin e dy turistëve nga Irani

SHBA përpiqen të konfirmojnë premtimin për lirimin e dy turistëve nga Irani

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të konfirmojnë premtimin për lirimin e dy turistëve amerikanë të dënuar në Iran nën akuza për spiunazh.

Në një intervistë të transmetuar sot, presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad tha se mendon se Shane Bauer dhe Josh Fattal do të lirohen për arsye humanitare brenda pak ditësh.

Departamenti i Shtetit tha sot se nuk ka marrë ende konfirmim për lirimin e tyre.

Departamenti i Shtetit thotë se po punon me Zvicrën, e cila përfaqëson interesat amerikane në Iran për të marrë më shumë informacion.

Dy amerikanët u dënuan me tetë vjet burg muajin e kaluar për spiunazh ndaj Iranit. Një turiste e tretë amerikane u lirua një vit më parë pasi pagoi 500 mijë dollarë.

XS
SM
MD
LG