Lidhje

Abaz: Izraeli synon ekspansionin dhe dominimin


Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se ajo që ai quan “mentaliteti izraelit i dominimit dhe ekspansionit” po e shtyn popullin e tij dhe Lindjen e Mesme, në një rreth dhune dhe konflikti i cili ndalon zgjidhjen e vërtetë të problemeve të rajonit.

Zoti Abaz, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tha se Izraeli duhet të zgjedhë mes paqes dhe vazhdimit të ndërtimit të vendbanimeve hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ai tha se ekziston një përshtypje se Izraeli është një “shtet mbi ligjin” – duke mos i përfillur rezolutat e OKB-së që bëjnë thirrje për dhënien fund të pushtimit të territoreve palestineze. Z.Abbas akuzoi Izraelin për prishjen e shtëpive të palestinezëve, kritikoi bllokadën e tij ndaj Gazës dhe dënoi atë që e quajti ndërtimi i një “muri aneksimi dhe aparteidi”.

Nuk ka patur reagim të menjëhershëm nga ana e Izraelit për komentet e tij.

Udhëheqësi palestinez u zotua të bëjë ç’është e mundur për të siguruar vazhdimin e bisedimeve të paqes me Izraelin, që kanë si qëllim arritjen e një marrëveshje brenda një viti.

XS
SM
MD
LG