Lidhje

SHBA: Vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mbi tavanin e borxhit

  • Zëri Amerikës

SHBA: Vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mbi tavanin e borxhit

SHBA: Vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mbi tavanin e borxhit

Përpjekjet kanë vazhduar edhe sot në Uashington për të arritur një marrëveshje politike për të mos lejuar që qeveria amerikane të mbetet me arkën bosh ndërkohë që afron afati i 2 gushtit.

Demokratët në Senat bllokuan një plan të mbështetur nga republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve për të rritur tavanin e borxhit në vend në shkëmbim të shkurtimeve të mëdha në shpenzimet federale. Ndërkohë, ligjvënës të lartë shkëmbejnë akuza se cili duhet të mbajë përgjegjësinë për këtë situatë.

Presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi se “të gjithë do të vuajnë” nëse nuk arrihet marrëveshja.

Zoti Obama tha në një takim me studentët e universitetit të Merilendit sot se mënyra e drejtë për të zgjidhur problemin e shpenzimeve kombëtare është një kombinim i shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjes së të ardhurave nga taksat.

XS
SM
MD
LG