Lidhje

Sekretarja e Shtetit Clnton përshendet Serbinë për statusin e kandidatit në BE

  • Zëri Amerikës

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton përshëndeti sot vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Serbisë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian.

Me anë të një deklarate, Sekretarja Clinton uroi udhëheqjen dhe popullin e Serbisë për punën e tyre, angazhimin dhe vendosmërinë drejt këtij synimi.

Zonja Clinton përshëndeti njëkohësisht njoftimin e BE-së për të filluar shqyrtimin e mundësisë për një marrëveshje stabilizim-asociimi për Kosovën, gjë që tha ajo është e rëndësishme për orientimin evropian të Kosovës dhe një sinjal i rëndësishëm për angazhimin e Evropës ndaj Kosovës.

“Integrimi evropian është në të mirë të Serbisë, Kosovës dhe gjithë rajonit. Unë i përshëndes udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për kurajon dhe angazhimin e tyre në marrjen vendimeve të vështira politike të nevojshme për të realizuar këto objektiva”, thotë zonja Clinton.

Ajo u bëri thirrje udhëheqësve të dy vendeve të vazhdojnë përparimin në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Zonja Clinton shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar ngushtë me dy vendet në mbështetje të një të ardhmeje paqësore dhe të begatë evropiane.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG