Lidhje

SHBA: Pëson ulje të lehtë niveli i papunësisë

  • Zëri Amerikës

Economy

Economy

Ekonomia amerikane shtoi 192 mijë vende pune në shkurt dhe niveli i papunësisë ra pak.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës tregon se niveli i papunësisë ra 0 presje 1 përqind duke arritur në 8 presje 9 përqind. Ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga fillimi i vitit 2009.

Shtimi i numrit të vendeve të punës ishte në kompanitë private që punësuan 222 mijë njerëz. Vendet e reja u krijuan në sektorët e shërbimit, të kujdesit shëndetësor dhe fabrika.

Shtimi i vendeve në fabrika ka të ngjarë të ketë ardhur nga rritja e porosive në janar për artikuj industrialë. Kjo është rritja më e madhe e porosive që nga viti 2006.

Kryetari i grupit të Këshilltarëve Ekonomikë të presidentit mirëpriti përmirësimin për tre muaj rradhazi të nivelit të papunësisë. Por në një njoftim për gazetarët, Austan Goolsbee tha se ka ende punë të konsiderueshme për t’u bërë për të hapur miliona vende pune të humbura gjatë recesionit.

Shifrat e fundit të qeverisë tregojnë se 13 presje 7 milionë amerikanë janë ende pa punë përfshirë 30 mijë vende që u shkurtuan nga qeveritë lokale dhe shtetërore të cilat po luftojnë deficitin buxhetor.

XS
SM
MD
LG