Lidhje

SHBA: Planet për ngritjen e kufirit të borxhit ndeshin kundërshtime në Kongres


SHBA: Planet për ngritjen e kufirit të borxhit ndeshin kundërshtime në Kongres
SHBA: Planet për ngritjen e kufirit të borxhit ndeshin kundërshtime në Kongres

Vështirësi të mëdha gjenden përballë dy planeve për të shkurtuar shpenzimet federale, për të ngritur kufirin e huave dhe për të shmangur krizën e borxhit për të cilët ekspertët paralajmërojnë se mund ta kthejnë ekonominë amerikane përsëri në recesion dhe të trondisin tregjet financiare në gjithë botën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman na sjell hollësi nga Kongresi.

Ndërsa afati për ngritjen e kufirit të huasë federale skadon në më pak se një javë, të dy planet më të fundit, i republikanëve dhe i demokratëve, është pothuajse e sigurt që do të kundërshtohen nga njëra, në mos nga të dyja dhomat e Kongresit të ndarë në vija partiake.

Ligjvënësit e vjetër republikanë u përpoqën dje të ripunonin planin e hartuar nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Boiner, pasi analistët e pavarur të Kongresit thanë se nuk do të arrinte të realizonte shkurtimet e premtuara të shpenzimeve. Madje, disa anëtarë të fraksionit konservator dhe liberal Tea Party të grupit republikan u zotuan se do të votonin kundër planit ose çdo propozimi për ngritjen e kufirit të borxhit kombëtar. Ja si u shpreh përfaqësuesi republikan nga Xhorxhia, Pol Braun:

"Unë zotohem para jush se nuk do të votoj për asnjë projketligj që ngre kufirin e borxhit”.

Udhëheqësit republikanë po bëjnë thirrje për unitet partiak, pa të cilin plani Boiner mund të hidhet poshtë në Dhomën e Përfaqësuesve, duke lënë propozimin e demokratëve si të vetmen alternativë të pranueshme. Të dy planet parashikojnë shkurtime të shpenzimeve, por propozimi Boiner parashikon ngritjen e kufirit të borxhit në dy faza. Plani i demokratëve parashikon një ngritje të ndjeshme të menjëherëshme.

Në Senat, një nga ligjvënësit republikanë më të vjetër, Xhon Mekenin nga Arizona, iu kundërvu anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve që janë në mandatin e tyre të parë dhe që hedhin poshtë identë se nuk do të ketë pasoja po të mos ngrihet kufiri i borxhit.

"Duket se eksziston ideja se nëse republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve refuzojnë të ngrenë kufirin e borxhit kriza e burxhit ose mbyllja graduale e qeverisë do të jenë të pashmangshme, gjë që do ta kthejë publikun kundër Presidentit Obama dhe Dhoma e dominuar nga republikanët do të dalë pa faj. Realiteti është se kufiri i borxhit do të do të ngrihet në një mënyrë apo tjetër. Çështja tani është se çfarë reforme fiskale do të bëhet dhe cilat do të jenë pasojat politike?”

Demokratët e shfrytëzuan kundërshtimin e republikanëve ndaj planit Boiner. Senatori Çarls Shumer nga Nju Jorku tha:

"Plani i kryetarit mezi mbahet dhe ka ardhur koha që ai ta tërheqë atë. Projektligji nuk ka të ngjatë të miratohet në Senat dhe presidenti nuk do ta nënshkruante kurrë atë”.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Heri Rid, i cili hartoi propozimin e demokratëve, tha se plani i tij përputhet me kërkesat e repulikanëve për mos ngritjen e taksave dhe shkurtime të thella të shpenzimeve, prandaj është një kompromis që meriton mbështetje nga të dy partitë.

"Ne bëmë kompromis. Projektligji i Senatit u hartua duke patur parasysh problemet të parashtruan si demokratët ashtu edhe republikanët”.

Plani Rid lë të paprekura programet për pensionet dhe shërbimin shëndetësor të pensionistëve, programe që shumë demokratë nuk pranojnë t’i prekin.

Republikanët thonë se plani Rid për shkurtimin e shpenzimeve është thjesht iluzion. Ata vënë në dukje, për shembull, se ky plan mbështetet në kursimet e parashikuara si rezultat i tërheqjes së trupave nga Afganistani dhe Iraku, kursime që janë përfshirë në parashikimet e buxhetit të tanishëm. Udhëheqësi i pakicës në Senat, republikani Miç Mekonëll thotë:
((MCCONNELL ACT))

"Jam i angazhuar si gjithmonë në zgjidhjen e kësaj krize në mënyrë që të shmangim mospagimin e borxheve pa ngritur taksat dhe të shkurtojmë shpenzimet pa dëmtuar buxhetin”.

Por edhe nëse kufiri i huasë ngrihet, nuk është e qartë nëse planet në fjalë trajtojnë si duhet disbalancën fiskale amerikane për një periudhë afatgjatë. Borxhi kombëtar amerikan është aktualisht 14.3 trilonë dollarë. Analistët thonë se pa masa agresive për ta mbajtur nën kontroll borxhin, agjencitë e vlerësimit të kredive do t’i kalsifikojnë në një kategori më të rrezikshme bonot e thesarit që qeveria federale u shet investitorëve dhe qeverive të huaja për të financuar shpenzimet difiçitare. Një vlerësim i tillë, paralajmërojnë analistët, mund të çojë në interesa më të larta, gjë që do të pengonte rimëkëmbjen delikate të ekonomisë amerikane.

XS
SM
MD
LG