Lidhje

Përgatitje për monanovra ushtarake SHBA-Poloni


Forca speciale të ushtrisë amerikane ndodhen në Poloni për manovra të përbashkëta ushtarake me trupat polake. Manovrat zhvillohen në kuadër të përpjekjeve amerikane për të demonstruar mbështetje për Evropën ndërkohë që vazhdon ballafaqimi i Perëndimit me Rusinë lidhur me aneksimin nga Moska të Krimesë dhe dërgimin e përforcimeve ushtarake pranë kufirit ukrainas.

Avionë amerikanë për transporte ushtarake zbritën në Poloni duke sjellë forca speciale me beretat ngjyrë të kuqërremtë.

Zyrtarët polakë i pritën ngrohtë 150 trupat amerikane, pjesë e Brigadës Luftarake Ajrore 173 e dislokuar në bazën amerikane në Itali. Në një ceremoni solemne, një bandë ushtarake luajti himnet e të dyja vendeve dhe zyrtarët amerikanë si dhe ata polakë shprehën mbështetjen e tyre në kuadër të bashkëpunimit që ofron aleanca e NATO-s.

Zyrtarët polakë vunë në dukje se dy vendet kishin shërbyer bashkarisht dhe kishin pësuar dëme në luftrat në Irak dhe Afganistan. Ata thanë se manovrat e reja tregojnë angazhimin ndaj vlerave dhe lirisë së secilit vend.

Një komandat ushtarak amerikan vlerësoi rolin e Polonisë në NATO:

"Polonia u antarësua në NATO në 1999 dhe që nga ajo kohë ka qenë një kontribuese e madhe. Kur NATO-ja kishte nevojë për mbështetjen polake, Polonia u tregua a gatshme. Polonia ishte e aftë. Polonia ishte e angazhuar dhe tregoi gatishmërinë për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha këtë javë se përveç manovrave në Poloni, pritet të dërgojë trupa edhe në Lituani, Letoni dhe Estoni që dikur ishin territore brenda Bashkimit Sovjetik.

Zëdhënësi i Pentagonit, Admirali John Kirby tha se manovrat e përbashkëta me këta katër aleatë synojnë të dëshmojnë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara seriozisht ndaj partnerëve në NATO, ndërkohë që rriten tensionet në Ukrainën lindore me shumicë rusisht-folëse:

"Asnjë nga veprimet që ka ndërmarrë Rusia apo forcat e saj të armatosura nuk kanë synuar qetësimin e tensionit. Këto manovra po zhvillohen si rezultat i situatës në Ukrainë”.

Admirali Kirby tha se rreth 600 trupa po marrin pjesë në manovra, por se pas dislokimit të tyre të përkohëshëm një mujor, trupa të reja do të dërgohen për manovra. Operacioni i përgjithshëm pritet të vazhdojë një vit ose pak më gjatë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG