Lidhje

SHBA: Popullsia po lëviz drejt jugut dhe perëndimit, tregojnë të dhënat

  • Zëri Amerikës

SHBA: Popullsia po lëviz drejt jugut dhe perëndimit, tregojnë të dhënat

SHBA: Popullsia po lëviz drejt jugut dhe perëndimit, tregojnë të dhënat

Rezultatet nga regjistrimi i fundit i popullsisë në Shtetet e Bashkuara tregojnë se popullsia po lëviz drejt jugut dhe perëndimit ku ka gjasa të ketë më shumë vende pune dhe kostoja e jetesës të jetë më e ulët. Po ashtu, këto shtete kanë prirje të tërheqin një numër të madh imigrantësh hispanikë. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim rezultateve të fundit nga numërimi i popullsisë dhe se çfarë mund të nënkuptojë kjo në aspektin politik për Shtetet e Bashkuara.

Çdo dhjetë vjet në Shtetet e Bashkuara bëhet numërimi i popullsisë. Shifrat e fundit tregojnë se vendi ka patur rritjen më të vogël që nga Depresioni i Madh.

Megjithatë, rritja prej 9,7 përqind është e lartë krahasuar me vendet e tjera të pasura. Në Japoni dhe Gjermani, popullsia ose ka mbetur e pandryshuar ose është zvogëluar.

Drejtori i numërimit të popullsisë, Robert Groves, thotë se imigracioni ka ndikuar me 40 përqind në rritjen e popullsisë dhe po ashtu ka ndryshuar vendi ku jetojnë ata.

“Kjo është dekada e parë në historinë e vendit tonë që rajoni perëndimor është më i populluar se rajonet qendrore.”

Njerëzit po ashtu po shkojnë drejt jugut dhe perëndimit. Si pasojë, 18 shtete do të fitojnë apo humbasin vende në Dhomën e Përfaqësuesve deri në zgjedhjet e 2012-tës. Shumë prej shteteve në rritje favorizojnë republikanët.

Por kjo nuk do të thotë se këto shtete do të qendrojnë republikane, thotë demografja Audrey Singer në Insitutin Brookings.

“Mendoj se është gabim të shihen vetëm ndryshimet e popullsisë si një fitore për republikanët sepse hispanikët anojnë nga Partia Demokratike. Një rritje e mirë e popullsisë në këto shtete po vjen nga shtimi i popullsisë hispanike. Ky është grupi etnik që po rritet më me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara."

Zonja Singer thotë se është shumë heret të thuhet se cila parti do të fitojë më shumë përfaqësues në Kongres, por shton ajo, partia fituese do të ketë një zë të fuqishëm në politikën e brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG