Lidhje

SHBA: Prania e zyrtarëve të doganave të Kosovës në pikat e kalimit kufitar në përputhje me ligjin ndërkombëtar


SHBA: Prania e zyrtarëve të doganave të Kosovës në pikat e kalimit kufitar në përputhje me ligjin ndërkombëtar
SHBA: Prania e zyrtarëve të doganave të Kosovës në pikat e kalimit kufitar në përputhje me ligjin ndërkombëtar

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara pranë OSBE-së, Gary Robbins, tha dje gjatë një takimi të Asamblesë së Përgjithshme të OSBE-së në Vjenë, se Shtetet e Bashkuara përshëndetsin planet e koordinuara të BE dhe NATO-s, për të rivendosur normalitetin në pikat e kalimit kufitar në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara, tha përfaqësuesi amerikan, përshëndesin hapat për të rikthyer regjimin e doganave plotësisht funksionuese në gjithë Kosovën sipas ligjeve të Kosovës. Rihapja e pikave kufitare në bazë të marrëveshjes së 2 shtatorit të nddërmjetësuar nga BE-ja, tha zyrtari amerikan, bëhet në bashkërendim të plotë me komunitetin ndërkombëtar dhe masat që po merren nuk janë të njëanshme. Prania e zyrtarëve të doganave të Kosovës në pikat e kalimit kufitar, tha ai, është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Zyrtarët e doganave të Kosovës, do të jenë në pikat e kalimit kufitar përkrahë atyre të ULEX-it, ashtu siç kanë qënë përkrahë atyre të UNMIK-ut në vitin 2008 kur doganat u dogjën. Marrëveshja e tanishme tha i ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në OSBE, Gary Robbins, u ofton mundësi të mira të dyja palëve të përfitojnë nga tregëtia reciproke.

XS
SM
MD
LG