Lidhje

Presidenti Obama arrin një marrëveshje me republikanët për çështjen e taksave

  • Dan Robinson

Presidenti Obama arrin një marrëveshje me republikanët për çështjen e taksave

Presidenti Obama arrin një marrëveshje me republikanët për çështjen e taksave

Presidenti Obama njoftoi dje një marrëveshje dypartiake me republikanët për vazhdimin e aplikimit të sistemit aktual të taksave për të gjithë amerikanët, ndërkohë që do të vazhdojë kompesimi qeveritar për të papunët dhe ndihmesa për biznesin e vogël dhe forcimin e ekonomisë.

Kompromisi vjen mbas një jave të ngjeshur me bisedime mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve në Kapitol Hill për çështjen e taksave, miratuar nga Kongresi në vitin 2001-2003 në presidencën e George W. Bushit.

Republikanët kërcënuan se do të ndalnin punën e Senatit në këtë fund viti, nëse nuk do të mernin garancitë se ulja e taksave do të përfshinte edhe klasën e pasur amerikane që është 2 për qind e amerikanëve, si dhe klasën e mesme.

Për muaj të tëra, Presidenti Obama këmbënguli se përfshirja e të pasurve në paksimin e përhershem të taksave do të ishte e padrejtë për klasën e mesme amerikane dhe do të shtonte me 700 miliardë dollarë defiçitin qeveritar.

Ajo që presidenti e qujti kornizë e marrëveshjes ka të bëjë me një zgjatje të përkohëshme prej 2 vitesh të paksimit të taksave si në kohën e ish Presidentit Bush, duke vazhduar me përfitimet e papunësisë dhe për 13 muaj, dhe duke ulur taksat për punonjësit për të inkurajuar bizneset që të marrin më shumë punonjës të rinj.

Duke cilësuar ato që ai i quajti ndasi të vërteta dhe të thella mes demokratëve dhe republikanëve, z. Obama tha se ai vendosi që të ecte përpara për të’i dhënë fund një qorrsokaku i cili mund të vazhdonte edhe vitin e ardhshëm. Z. Obama tha:

“E di se ka disa njeërz në partinë time dhe në partinë tjetër, të cilët do të donin që më mirë të zgjaste kjo betejë se të arrihej kompromisi.

Por unë nuk do të lejojë që familjet punëtore anemabnë këtij vendi t'a pësojnë për shkak të luftës politike këtu në Uashongton. Unë nuk dëshiroj të lejojë ekonominë tonë që të zmbrapset, teksa ne po përpiqemi që të dalim nga recesioni shkatërimtar”.

Preisdenti foli mbas negociatave të ngjeshura, të udhëhequra në Shtëpinë e Bardhë nga Zv/Presidenti Xho Bajden dhe Sekretari i Thesarit Timothy Geithner.

Z. Obama u takua gjithashtu mbrëmë vonë në darkë me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi, udhëheqësin e demokratëve në Seanat Harry Reid dhe demokratë të tjerë, të cilët sipas njoftimeve e kanë shtyrë atë që mos të përkrah kompromisin.

Në Kapitol Hill, demokratët dhe republikanët kanë theksuar se marrëveshja nuk është ende përfundimtare. Ligjvënësit do të zhvillojnë bisedime shtesë me Shtëpinë e Bardhsë, dhe kompromisi do të jetë subjekt i votimit si në Dhomën e Përfaqësusesve dhe në Senat.

Presidenti tha se ai ka besimin se gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa amerikanët kanë bërë tashmë zgjedhjen e vështirë për të ulur defiçitin buxhetor prej 1.3 trilion dollarësh, do të jetë e qartë se ky sistem aktual taksash nuk mund të vazhdojë më tej.

Por për momentin, ai tha se komropmisi është kritik për mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Presidenti tha se ai do një marrëveshje përfundimtare dhe miratimin e kongresit përpara se ligjvënësit të largohen nga Uashingtoni për pushimet e Krishtlindjeve.

Z. Obama u zotua se fokusi i tij vitin e ardhshëm do të jetë rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

XS
SM
MD
LG