Lidhje

SHBA: Presidenti Obama mban një fjalim për të drejtat e homoseksualëve

  • Zëri Amerikës

SHBA: Presidenti Obama mban një fjalim për të drejtat e homoseksualëve

SHBA: Presidenti Obama mban një fjalim për të drejtat e homoseksualëve

Presidenti amerikan Barak Obama mban sonte fjalimin kryesor në një darkë vjetore të një grupi të rëndësishëm për të drejtat e homoseksualëve.

Darka e shtruar nga organizata Fushata për të Drejtat e Njeriut në Uashington bëhet më pak se dy javë pasi ushtria amerikane i dha fund ndalimit të homoseksualëve në ushtri.

Në dhjetor të vitit të kaluar Presidenti Obama nënshkroi ligjin për shfuqizimin politikës së njohur me emrin “Mos pyet, mos trego”.

Por ai nuk ka shprehur mbështejte për martesat mes homoseksualëve, e cila mbetet një çështje kyçe për komunitetin e tyre.

Zoti Obama ka thënë se mbështet sindikatat civile, dhe është shprehur se pikëpamjet e tij janë “në zhvillim”.

Është hera e dytë që presidenti mban fjalim në darkën vjetore të organizatës Fushata për të Drejtat e Njeriut. Edhe në vitin 2009 ai ishte folësi kryesor i takimit.

XS
SM
MD
LG