Lidhje

SHBA: Papunësia, temë qendrore në fushatën elektorale


Raporti mbi tregun e punësimit ishte pozitiv por niveli i papunësisë u rrit në 8 presje 3 përqind

Presidenti Obama dhe Mitt Romney po sulmojnë njëri tjetrin lidhur me gjendjen e ekonomisë amerikane. Raporti mbi tregun e punësimit ishte pozitiv por niveli i papunësisë u rrit në 8 presje 3 përqind. Të dy kandidatëtë po përqëndrohen në shifra të ndryshme të këtij raporti.

Mitt Romney e di se rruga e tij për në Shtëpinë e Bardhë është ekonomia e dobët.. kështu që për të, raporti për punësimin ishte lajm jo i mirë.

"Kjo është një goditje tjetër për familjet e klasës së mesme amerikane në vështirësi pasi presidenti nuk ka ndjekur politika që t’i verë familjet amerikane përsëri në punë".

Është e vërtetë që niveli i papunësisë u rrit dhe ka qënë mbi 8 përqind për më shumë se tre vjet tani por për presidenti raporti i tregut të punës ishte lajm i mirë …pasi sektori privat vazhdoi të shtojë vende punë, jo aq as duhet por….

"Kjo do të thotë se kemi krijuar 4 presje 5 milionë vende të reja pune në 29 muajt e fundit dhe 1 presje 1 milion këtë vit".

Raportet për punësimin janë të rëndësishme dhe janë vetëm edhe 3 të tilla para zgjedhjeve. Të dy kandidatët qëndruan para kamerave pothuajse në të njëjtën kohë. Por cili mesazh po përcillet më mirë?

Presidenti që pretendon se gjendja po përmirësohet ngadalë por në drejtimin e duhur, po bën thirrje për më shumë durim.

"Nuk na është dashur të dalim nga një krizë kaq e thellë ekonomike që nga vitet 1930".

Por ka një statistikë tjetër nga ajo periudhë depresioni. Asnjë president nuk është rizgjedhur me nivelin e papunësisë mbi 8 përqind.. kështu që zoti Romney vazhdon kritikat.

"Ky është një rekord i jashtëzakonshëm dështimi. Politikat e presidentit nuk kanë funksionuar pasi mendon se qeveria është ajo që punëson Amerikën dhe e ka gabim".
XS
SM
MD
LG