Lidhje

Jep dorëheqjen këshilltari i presidentit Obama për sigurinë kombëtare


Jep dorëheqjen këshilltari i presidentit Obama për sigurinë kombëtare

Jep dorëheqjen këshilltari i presidentit Obama për sigurinë kombëtare

Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi se këshilltari i tij për sigurinë kombëtare po jep dorëheqjen.

Sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama e falenderoi zotin Xhons për kontributin e tij si një zë i qendrueshëm në mbledhjet dhe vendim marrjen e administratës së tij.

Presidenti tha se zëvendës këshilltari për sigurinë kombëtare Tom Donilon do të zërë vendin e zotit Xhons, në atë që presidenti e quajti punën më të vështirë në qeverinë amerikane.

Zoti Obama tha se zoti Xhons kishte rënë dakort të shërbejë si këshilltar i sigurisë kombëtare për dy vjet kur kishte pranuar postin në fillim të vitit 2009.

Para se të punonte në administratën Obama, Xhejms Xhons ka shërbyer për 40 vjet në ushtrinë amerikane.

Njoftimi pason dorëheqjen e kohëve të fundit të disa zyrtarëve të lartë të administratës Obama. Javën e kaluar, shefi i stafit të presidentit, Ram Emanuel u largua nga posti i tij.

XS
SM
MD
LG