Lidhje

Rekomandime për kufizime në programet e përgjimit


Një komision i pavarur analizues i ka rekomanduar administratës Obama të bëjë ndryshime të gjera në programet qeveritare të përgjimit.

Raporti me 46 rekomandime specifike u publikua dje pasi Presidenti Obama u takua me anëtarët e komisionit.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se presidenti dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare do ta studiojnë dokumentin dhe do të vendosin cilat rekomandime të zbatojnë.

Raporti thekson nevojën për të kufizuar mbledhjen e tabulateve telefonike dhe të dhënave të internetit, si dhe për reforma në Agjencinë për Sigurinë Kombëtare.

Zbulimi i programeve të përgjimit nga ish-kontraktori i agjencisë Edward Snowden u pasua me shqetësim të gjerë publik për programet qeveritare të përgjimit.
XS
SM
MD
LG