Lidhje

SHBA: Prokurori i Nju Jorkut konfirmon ekstradimin e Almir Rrapos


SHBA: Prokurori i Nju Jorkut konfirmon ekstradimin e Almir Rrapos
SHBA: Prokurori i Nju Jorkut konfirmon ekstradimin e Almir Rrapos

Prokurori i Nju Jorkut, Pret Barara, konfirmoi ekstradimin e Almir Rrapos, ish ndihmës i lartë i ministrit Ilir Meta gjatë kohës kur ai drejtonte diplomacinë shqiptare. Almir Rrapo akuzohet për vrasje me qëllim, rrëmbim dhe akuza të tjera si trafik lëndësh narkotike, pengim të drejtësisë, transportim ndërshtetror mallrash të vjedhura e akuza të tjera.

Rrapo u arrestua nga policia shqiptare më 2 korrik të këtij viti me kërkesë të Shteteve të Bashkuara. Prokurori Pret Barara tha se me ndihmën e partnerëve të rendit në gjithë botën, FBI-ja do të vazhdojë përpjekjet për të nxjerrë para drejtësisë individë të angazhuar në krimin e organizuar në Shtetet e Bashkuara apo kudo që ata fshihen në botë.

Zyrtarja e FBI-së, Xhenes K. Fedarsik, vuri në dukje se bashkëpunimi për ekstradimin e Almir Rrapos duhet të shërbejë si një mesazh i ashpër për ata njerëz që kryejnë vrasje, rrëmbime dhe trafikim drogash dhe që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë:

“Ju mund të ikni, por nuk mund të fshiheni,” tha ajo. Zonja Fedarsik përshëndeti bashkëpunimin e policisë së Shqipërisë dhe të gjithë partnerëve të rendit në botë, të cilët, siç u shpreh ajo, punojnë pa u lodhur që kriminelët të përfundojnë në burg, aty ku e kanë vendin.

Disa prej akuzave të ngritura kundër Almir Rrapos shoqërohen me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, nëse ai shpallet fajtor.

Zyrtarët thanë se akuzat e përfshira në akt-padi janë thjeshtë akuza dhe, në bazë të sistemit amerikan të drejtësisë, të pandehurit mendohet të jenë të pafajshëm, derisa dhe nëse provohet fajësia e tyre jashtë çdo dyshimi.

XS
SM
MD
LG