Lidhje

SHBA: Qëndrim i ashpër ndaj qeverisë së Sirisë


SHBA: Qëndrim i ashpër ndaj qeverisë së Sirisë

SHBA: Qëndrim i ashpër ndaj qeverisë së Sirisë

Gjatë një takimi me kryeministren e Danimarkës Helle Thorning Schmid, zotia Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të marrin në konsideratë “çdo mjet të mundshëm” për të ndaluar gjakderdhjen e popullit të pafajshëm në Siri.

“Duhet t’u them të gjithë atyre që kanë parë pamjet e tmerrshme që vijnë nga Siria dhe nga qyteti i Homsit së fundmi, se njohja e kësaj situate është e domosdoshme për komunitetin ndërkombëtar për të nisur një mesazh të qartë tek presidenti Assad se është koha për një tranzicion, është koha që regjimi të lëvizë dhe është koha të ndalojë vrasjen e qytetarëve sirianë nga qeveria e tyre”. - tha zoti Obama.

Deklarata e Presidentit Obama vjen mbasi zonja Clinton njoftoi se zoti Assad do të paguajë “ një çmim të lartë”, për shkeljen e të drejtave të popullit të Sirisë dhe injorimin e vullnetit ndërkombëtarë për shtypjen që po ushtron ndaj opozitës.

Zonja Clinton u takua me përfaqësues të më shumë se 70 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare në Tuniz dje në një përpjekje të përsëritur për të frenuar gjakderdhjen në Siri, e cila ka lënë mijëra të vdekur. Sekretarja e Shtetit kritikoi ashpër edhe Kinën e Rusinë që mbështesin Sirinë:

“Ne duhet të ndryshojmë qëndrimin e qeverive të Rusisë dhe Kinës. Ata duhet të kuptojnë se po pozicionohen kundër aspiratave, jo vetëm të popullit të Sirisë, por të gjithë Pranverës arabe, zgjimit arab. Ata po u thonë tunizianëve, libianëve dhe të tjerëve në atë rajon “ ne nuk jemi dakort që ju keni të drejtë të mbani zgjedhje, dhe të zgjidhni vetë udhëheqësit tuaj”. Mendoj se kjo bie ndesh me historinë”. - tha ajo

Një grup i vendeve perëndimore dhe Arabe, të njohur si “miqtë e Sirisë” u mblodhën në kryeqytetin e Tunizisë, Tuniz, për t’u kërkuar autoriteteve siriane të angazhohen për t’i dhënë fund menjëherë dhunës dhe për të lejuar shpërndarjen e ndihmave të huaja humanitare në zonat e goditura ashpër në Siri.

XS
SM
MD
LG