Lidhje

SHBA: Reforma e kujdesit shëndetsor


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan me shumicë republikane votoi për të 33 herë për të anulluar reformën shëndetsore të Presidentit Barak Obama.

Votimi i djeshëm u krye përgjithësisht në linja partiake, 244 pro dhe 185 kundër. Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bojner, tha se reforma e shërbimit shëndetsor është shumë e shtrenjtë dhe nuk ka krijuar vende pune.

Udhëheqësja demokrate Dhomës së Përfaqësuesve, Nency Pelosi, e quajti të pallogjikshëm votimin për anullimin e reformës shëndetsore. Senati me shumicë demokrate nuk ka të ngjarë të votojë për anullimin e saj.

Reforma e kujdesit shëndetsor ëshë një nga shtyllat e administratës Obama. Ajo u garanton sigurime shëndetsore githë amerikanëve, pavarësisht nga gjendja e tyre financiare apo shendetsore.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi kohët e fundit se kërkesat që çdo kush të blejë sigurim shëndetsor, përndryshe do të taksohet, është kushtetuese.
XS
SM
MD
LG