Lidhje

SHBA: Republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mbajnë Senatin

  • Zëri Amerikës

SHBA: Republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mbajnë Senatin

SHBA: Republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mbajnë Senatin

Partia republikane në opozitë thuajse ka marrë kontrollin e Dhomësa së Përfaqësuesve, ndërsa demokratët duket se do të mbajnë kontrollin e Senatit.

Republikani John Beiner, pritet të jetë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve., mbas fitores në shtetin e Ohajos, duke zëvendësuar kështu demokraten Nancy Pellosi. Ai tha se presidenti Obama e mori në telefon për t’a uruar për fitoren gjatë një telefonate të shkurtër por të kënaqshme sipas tij.

Siapas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Obama uroi gjatë nj bisede telefonike dhe liderin e republikanëve në Senat, Mitch McConall. Mësohet se ai i ka telefonuar dhe zonjës Nency Pelosi, e cila do të zëvendësohet nga repuiblikani John Beiner, i cili në një fjalim emocional në Uashington tha se populli amerikan po kërkon një rrugë të re për të ecur përpara.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është pozicioni më i lartë në këtë Dhomë dhe ndihmonë për të përgatitur axhendën legjislative të partisë që përfaqëson dhe ka autoritetin që të drejtojë debatet në Dhomën e Përfaqësuesve.

Me një nivel papunësie në shifrën 10%, sondazhet treguan se situata ekonomike ka qenë në mendjet e njerëzve kur kanë hedhur votën e tyre dje.

Marrja e kontrollit nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, paraqet një sfidë serioze për axhendën legjislative të Presidentit Obama.

Përpjekjet për reformën e sistemit të imigraciont dhe energjisë, dy nga synimet e pritshme të presidebitt Obama për vitin 2011, mund të jenë në rrezik.

Udhëheqësit republikanë kanë premtuar se ata do të përpiqen që të shfuqizojnë dhe reformën për kujdesin shëndetësor.

Republikanët dhe lëvizja konservatore Tea Party, shpallën që herët disa nga fituesit e këtyre zgjedhjeve.

Fitues të vendeve në senat nga lëvizja Tea Perty janë Rand Paul i shtetit Kentaki, Mark Rubio i Floridës, Pat Tomey i Pensilvanisë.

Republikantë kanë fituar dhe tre vende të tjera në Senat të mbajtura deri dje nga demokratët - në Arkansas, Indiana dhe Dakotën e Veriut.

Sondazhet treguan se ekonomia ishte çështja kryesore që ishte shqetësim për votuesit. Papunësia thuajse në shifrën e 10%, dhe shqetësimi serioz për situatën ekonomike në vend, kanë qenë arsyet që ndihmuan në rigjallërimin e republikanëve.

Gara u zhvillua për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 37 nga 100 vendet e Senatit amerikan.

Ndërkohë amerikanët në shtetin perëndimor të Kalifornisë nuk kanë votuar për një masë e cila legalizonte mariuanën për përdorim të lirë.

Në Kaliforni marijuana lejohet për arsye mjekësore, por nëse votohej masa e re, atëherë kushdo mb 21 vjeç mund të pinte marjuanë lirshëm.

Në Arizonë dhe Dakotëne Jugut, votuesit kanë votuar pro përdorimit të mariuanës për qëllime shëndetësore.

Ndërkaq, votuesit në shtetin qendror të Oklahomës aprovuan një masë për të ndaluar ligjin islamik Sharia.

Sipas kësaj mase të votuar tashmë, gjyqet në Oklahoma duhet t’i referohen vetëm ligjit federal dhe atij të shtetit kur marrin vendime, dhe jo ligjeve ndërkombëtare, në rastin konkret ligjit të Sharias.

XS
SM
MD
LG