Lidhje

SHBA: Republikanët të pakënaqur me transferimin e një të dyshuari somalez për terrorizëm

  • Jerome Socolovsky

SHBA: Republikanët të pakënaqur me transferimin e një të dyshuari somalez për terrorizëm

SHBA: Republikanët të pakënaqur me transferimin e një të dyshuari somalez për terrorizëm

Rasti i një shtetasi somalez, i cili kohët e fundit u soll në Nju Jork, pasi u mor në pyetje në një anije të marinës, sugjeron se administrata e presidentit Obama ka gjetur një mënyrë të re për t’u marrë me të dyshuarit për terrorizëm të cilët janë kapur jashtë vendit. Por çështja ka shkaktuar fërkime mes presidentit Barak Obama dhe udhëheqësve republikanë në Kongres. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jerome Socolovsky njofton nga Uashingtoni.

Një nga premtimet e para të presidentit Obama pas marrjes së detyrës ishte mbyllja e burgut ushtarak në Gjirin e Guantanamos në Kubë. Ai ka mbyllur tashmë vendet e fshehta të CIA-së jashtë vendit ku të dyshuarit për terrorizëm merreshin në pyetje.

Pra, nuk ishte e qartë se çfarë kishte planifikuar të bënte administrata e tij në qoftë se jashtë vendit kapet një person i dyshuar për terrorizëm.

Ahmed Abdulkadir Warsame u mbajt i arrestua më 19 prill. Ai u pyet për gati dy muaj në bordin e një anije luftarake dhe zyrtarët thonë se ai dha informacione të rëndësishme në lidhje me grupet militante në Somali dhe Jemen.

I dyshuari somalez, kohët e fundit u soll në një gjykatë të qarkut në Nju Jork për t’u gjykuar.

Andrea Prasow, i cili punon për organizatën e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, thotë se kjo ishte një mënyrë e mirë për të trajtimin e kësaj çështjeje.

“Sipas mendimit tim, fakti që qeveria vendosi ta sjellë këtë person në distriktin jugor të Nju Jorkut për ta ndjekur penalisht është një shenjë e shkëlqyer dhe tregon atë që ne kemi dëgjuar nga kjo administratë gjatë gjithë kësaj kohe - se ata e kuptojnë se gjykatat federale amerikane janë mjet i fuqishëm në luftën kundër terrorizmit”.


Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell tha se zoti Warsame duhej të dërgohej në Guantanamo.

Republikanët duan që të huajt e dyshuar për terrorizëm të gjykohen në gjykatat ushtarake. Ata kanë udhëhequr përpjekjet e suksesshme të Kongresit për të parandaluar administratën të transferojë të burgosurit nga Guantanamo në territorin amerikan për gjykim në gjykatat federale.

Cully Stimson, ish-zëvendës Ndihmës Sekretar i mbrojtjes, sot me organizatën konservatore Fondacioni Heritage, thotë se shumë ligjvënës amerikanë nuk janë të kënaqur që u njoftuan për transferimin e zoti Warsame në territorin amerikan pasi ai kishte ardhur këtu.

“Shumë prej tyre janë duke menduar se kjo administratë e bëri këtë në mënyrë të fshehtë duke i shkuar tërthorazi njoftimit të Kongresit dhe duke thënë se ata kishin sjellë një terrorist të dyshuar në Shtetet e Bashkuara”.

Një nga arsyet që disa ligjvënës nuk duan gjyqe civile është sepse të pandehurit do të trajtoheshin si shtetasit amerikanë. Një nga të drejtat që ata do të fitonin, për shembull, njihet si paralajmërimi Miranda, që do të thotë se një të pandehuri i bëhet e ditur që në momentin e parë të ndalimit se ai ka të drejtë të qëndrojë i heshtur dhe të konsultohet me avokatin para se t’i përgjigjet pyetjeve që mund t’i bëhen.

Mason Clutter nga organizata Projekti i Kushtetutës, e cila synon të forcojë sundimin e ligjit në Shtetet e Bashkuara, thotë se këto të drejta nuk janë të zbatueshme për shërbimet e zbulimit që i marrin në pyetje të të dyshuarit në luftanije.

“FBI-ja ka aftësinë për të mbledhur informacione të zbulimit nga një individ para se t’i lexohen atyre të drejtat që u takojnë dhe nëse pas njohjes me të drejtave, ata heqin dorë nga ato, atëhere FBI-ja mund të vazhdojnë t’i marrë ata në pyetje”.

Zyrtarët thonë se zoti Warsame hoqi dorë nga të drejta dhe ka vazhduar të jap informacione.

Një tjetër çështje e ngritur nga avokatët e të drejtave të njeriut është nëse forcat amerikane kishin autorizim për të kapur të dyshuarin pasi ai nuk është anëtar i Al-Kaidës, e cila ishte përgjegjëse për sulmet e 11 shtatorit 2001.

Por dokumentet e gjykatës pohojnë se ai luftoi me grupin militant Al-Shabab me bazë në Somali dhe ka ndihmuar në trajnimin e anëtarëve të Al-Kaidës në Gadishullin Arabik me bazë në Jemen.
Sheikh Ali Hassan Mohamoud studiues fetar somalez, jeton në Arabinë Saudite dhe njihet si ekspert i grupeve militante në Somali. Ai bisedoi me shërbimin somalez të Zërit të Amerikës.

“Marrëdhëniet midis grupit Al-Shabab dhe Al-Kaidës nuk janë marrdhënie sekrete”.

Sheiku Hassan thotë se grupi Al-Shabab ka marrë municione nga Al-Kaida në Jemen, ndërkohë që komandantë të lartë të grupit Al-Shabab janë stërvitur në kampet e Al-Kaidës në Afganistan.

XS
SM
MD
LG