Lidhje

Fushata zgjedhore rrit interesimin e të rinjve tek politika


Dy programe u mësojnë të rinjve përvojën direkte të fushatës dhe zgjedhjeve

Amerikanët mbi moshën 18 vjeç mund të votojnë në zgjedhje. Por edhe në moshë më të re se 18 vjeç, amerikanët mësojnë në shkolla ose nga prindërit për sistemin zgjedhor amerikan. Interesi për lëndët politike shtohet sidomos në vite zgjedhjesh si sivjet, veçanërisht në prag të kuvendeve partiake që fillojnë së shpejti. Në vazhdim ju njohim me dy programe që u mësojnë të rinjve specifikat e procesit zgjedhor, përmes pjesëmarrjes direkte dhe jo thjesht lëndëve mësimore:

Sapo ka filluar dita në këtë degë të shoqatës Girls Nation në Maryland. Këto nxënëse mund të jenë shpresa e politikës amerikane: dy prej tyre zgjidhen nga çdo shtet për këtë program. Ato kanë ardhur këtu për të mësuar si i zgjedh Amerika udhëheqësit e saj, duke zhvilluar vetë një proces zgjedhor:

“Platforma jonë ka gjashtë drejtime që bazohen në parime të rëndësishme për ne,” thotë Grace.

“Ne jemi përqendruar tek marrëdhëniet ndërkombëtare – zhvillimi i marrëdhënieve të mira me vende të tjera,” thotë Riya.
Dy grupimet e sajuara politike zhvillojnë kuvende dhe dëgjojnë fjalimet e kandidateve:

Delegatet hedhin votën në zgjedhje të fshehta.

Kuvendet e vërteta janë shumë më të bujshme. Atje delegatët shprehin haptazi votën e tyre për kandidatin e zgjedhur.

Në programin e shoqatës Girls Nation, nxënëset mësojnë duke u angazhuar në procesin zgjedhor. Kjo teknikë shfaqet në programe të ndryshme në Amerikë. Në Richmond, politikanët u shpjegojnë të rinjve që janë mbledhur në Asamblenë Shtetërore të Virxhinias. David Mills kryeson degën e Partisë Demokrate për Virxhinian. Për të konkurruar për post, shpjegon ai, duhet të piqeni edhe pak:

Republikani Ken Cuccinelli është Prokurori i Përgjithshëm i Virxhinias, i cili shpjegon sa i vështirë është beteja politike me njerëz që i konsideron miq apo aleatë:

Ndër teknikat që përfitojnë nxënësit është edhe mënyra si të komunikojnë me votuesit përmes fushatës me postë:

Dita përfundon me një vizitë në rezidencën e guvernatorit. Pjesëmarrësit kanë ëndrra të reja për të ardhmen:

“Zbulova se më pëlqen politika. Më duket shumë interesante”.

"Ne të gjithë duhet të angazhohemi në një farë mase në mënyrën si hartohen ligjet tona”.

Jo të gjithë këta student do të kenë rastin të jetojnë në rezidencën e një guvernatori apo të konkurojnë për president. Por këto programe i shndërrojnë të rinjtë në qytetarë të informuar dhe votues aktivë, që e kuptojnë procesin demokratik.
XS
SM
MD
LG