Lidhje

SHBA do të rishikojë mbështetjen për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite


Zyrtarë të Shtëpisë Bardhë njoftuan se administrata Obama po fillon menjëherë një rishikim të mbështetjes për koalicionin e udhëhequr nga sauditët në Jemen, pas një sulmi ajror që mori jetën e mbi 140 personave dje gjatë një funerali në kryeqytetin Sanaa, si dhe plagosi të paktën 500 persona të tjerë.

Në një njoftim të zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, z. Ned Price, shprehet shqetësimi i thellë për sulmin ajror ndaj një salle funeralesh, një vazhdimësi e sulmeve ndaj civilëve në Jemen.

“Bashkëpunimi i SHBA-së me Arabinë Saudite nuk është një çek i bardhë”, tha zoti Price, duke saktësuar se mbështetja amerikane për koalicionin e udhëhequr nga sauditët në Jemen është ulur në mënyrë domethënëse.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG