Lidhje

Fushata Obama, vëmendja tek taksat e republikanit Romney


Fushata e zotit Obama i bëri thirrje palës kundërshtare të publikojë dokumentat e taksave të pesë vjetëve

Fushata e presidentit Barack Obama është duke e mbajtur në qendër të vëmendjes çështjen e dokumentave të taksave të sfiduesit Mitt Romney.


Fushata e zotit Obama i bëri thirrje palës kundërshtare të publikojë dokumentat e taksave të pesë vjetëve, duke thënë se në se e bën këtë, nuk do ta kritikonin më kandidatin republikan.

Zoti Romney tha dje se nuk ka paguar më pak se 13 përqind të të ardhurave në taksat federale gjatë një dekade.

Në janar, zoti Romney publikoi dokumentat e taksave për vitin 2010 dhe 2011. Ai nuk ka pranuar të publikojë taksat për vitet e mëparshme.

XS
SM
MD
LG