Lidhje

SHBA: Romni fiton më shumë se 40% të votave në Nevada

  • Zëri Amerikës

SHBA: Romni fiton më shumë se 40% të votave në Nevada

SHBA: Romni fiton më shumë se 40% të votave në Nevada

Ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni, fitoi edhe në shtetin e Nevadës dje, duke forcuat pozitat si kryesuesi i garës së republikanëve për të fituar emërimin e partisë dhe për t’iu kundërvënë Presidentit Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Kjo fitore vjen në më pak se një javë pas fitores së zotit Romni në Florida.

Në Nevada, Romni fitoi më shumë se 40 përqind të votave, duke avancaun me një përqindje dy shifrore ndaj kandidatit që vjen menjëherë pas tij. Tani që qendrat e votimit janë mbylluar, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Njut Gingriç dhe kongresisti nga Teksasi, Ron Pol, janë në betejë për vendin e dytë, të pasuat nga ish senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum.

Gingriç tha dje vonë se do të qendrojë në garë deri kur të mblidhet kuvendi i partisë në fund të këtij vit.

Nevada është shteti i pestë dhe i pari në rajonin perëndimor të Shteteve të Bashkuara që mban votimet për kandidatin e partisë për president.

Romni e fitoi Nevadën edhe herën e parë kur kandidoi për emërimin e partisë republikane në vitin 2008 dhe pritej përsëri që të fitonte ndjeshëm në këtë shtet me mbështetjen e komunitetit mormon. Në vitin 2008, mormonët përbënin rreth 25% të votuesve të shtetit dhe 95% e tyre mbështetën Romnin.

Dje Rik Santorum bëri fushatë në Kolorado, ndërsa Ron Pol u përqendrua në Minesota, ku do të mbahen zgjedhjet e kandidatit të martën. Fushata e Mit Ronmit i drejtohet tani shtetit perëndimor të Kolorados, para mbajtjes atje të votimeve të martën.

XS
SM
MD
LG