Lidhje

SHBA: Rritet hendeku i pagave


Pagat edhe ashtu të larta të ekzekutivëve të korporatave amerikane po rriten përsëri, duke thelluar më tej hendekun mes pagave të tyre dhe të punonjësve të thjeshtë.

Studimet e reja këtë javë ndryshojnë në detaje, por tregojnë se ekzekutivët e lartë paguhen dhjetra miliona dollarë në vit. Larry Ellison, shefi i kompanisë së teknologjisë kompjuterike Oracle, kishte pagën më të lartë, gati 77 milionë dollarë.

Një studim, nga Associated Press dhe kompania e hulumtimeve për pagat e drejtuesve të kompanive,Equilar , tregon se pagat mesatare të drejtuesve ekzekutivë të 500 kompanive më të njohura arriti shifrën rekord prej10.5 milionë dollarë në vitin 2013.

Gjatë recesionit në vitet 2008 dhe 2009, pagat e shefave ekzekutivë ranë, por janë rritur përsëri në katër vitet e fundit.

Anketa e Associated Press thotë se drejtuesit ekzekutivë tani paguhen gati 257 herë më shumë sesa punonjësit e thjeshtë, nga 181 herë më shumë që pagueshin në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG