Lidhje

SHBA: Rrjetet televizive hispanike shtojnë prodhimin e telenovelave


SHBA: Rrjetet televizive hispanike shtojnë prodhimin e telenovelave
SHBA: Rrjetet televizive hispanike shtojnë prodhimin e telenovelave

Rrjetet televizive në gjuhën spanjolle në Shtetet e Bashkuara po shtojnë prodhimin e programeve në gjuhën e tyre. Tradicionalisht, shumica e programeve në gjuhën spanjolle blihej në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Por tani, telenovelat, programet e ndryshme televizive apo filmat dramatikë serialë në këtë gjuhë, po prodhohen me shumicë në Shtetet e Bashkuara.

Mi Corazon Insiste ësht një telenovelë e xhiruar së fundmi në Miami. Ky film serial që ka në qendër dashurinë, trasmetohet në rrjetin amerikan Telemundo.

Sinthia Olavarria ka interpretuar në 4 telenovela dhe luan edhe në këtë serial. Ajo thotë se për shikuesin, këto filma janë një formë ikjeje nga realiteti

“Mendoj se kjo është magjia e telenovelave. Ne kemi shumë probleme në jetët tona personale ose në punë, apo diku tjetër, dhe ndërkohë të shohësh telenovelat është një gjë që të shkëput nga kjo e përditshme”.

Mi Corazon është një prej shumë telenovelave që prodhohen në Shtetet e Bashkuara në spanjisht. Disa prej tyre renditen mes 10 programeve më të ndjekura televizive.

Analisti i medias Adam Jacobs thotë se sipas regjistrimit të popullsisë hispanikët përbëjnë 16% të popullatës së Shteteve të Bashkuara dhe kjo përqindje shton shikueshmërinë në spanjisht.

“Këtu në Shtetet e bashkuara ka shumë lindje mes popullatës hispanike. Por ne shohim se edhe nëse ata flasin më shumë anglisht, dhe flasin pak spanjisht, përsëri ata e mbajnë televizorin në stacionet në gjuhën spanjolle”.

Telemundo i importon shumicën e telenovelave të saj. Tani kjo kompani prodhon dhe fiton e vetme.

Dy telenovela po prodhohen aktualisht në studiot e Majemit. Çdo telenovelë ka rreth 120 pjesë dhe duhen rreth 6 muaj për tu prodhuar.

Leonard Galavis është regjisori i telenovelës Mi Corazon Insiste. Ai thotë se ndonëse disa herë telenovelat prodhohen edhe me titra në gjuhën angleze, njerëzit që flasin vetëm anglisht nuk i ndjekin shumë ato.

“Amerikanët kanë një kulturë të ndryshme, ata kanë një tjetër qasje ndaj televizionit. Programet e tyre më të ndjekura janë filmat televizivë dramatikë serialë. Ndërsa ne pëlqejmë telenovelat”.

Pavarësisht kësaj, telenovelat janë shpesh programet më popullore në Amerikëa, me shikueshmëri të të rinjëve në rritje, në varësi të demografisë.

Kantar Media, një kompani kërkimore thotë se televizionet hispanike kanë patur një treg reklamash prej 5.3 miliard dollarësh gjatë vitit 2010-, rreth 11% më shumë se viti 2009 .

Me aftësinë për të prodhuar programe televizive për një kohë të shkurtër, rrjetet në gjuhën spanjolle vazhdojnë të ndjekin formulat e tyre televizive që vazhdojnë të tërheqin shikueshmëri të lartë.

XS
SM
MD
LG