Lidhje

SHBA, Rumani njoftojnë planet për një sistem të ri për mbrojtjen nga raketat

  • Zëri Amerikës

SHBA, Rumani njoftojnë planet për një sistem të ri për mbrojtjen nga raketat

SHBA, Rumani njoftojnë planet për një sistem të ri për mbrojtjen nga raketat

Shtetet e Bashkuara dhe Rumania kanë njoftuar planet e tyre për instalimin e interceptorëve të raketave si pjesë e një sistemi të ri mbrojtjeje në Europë.

Presidenti i Rumanisë Traian Basesku e bëri njoftimin sot, mbas takimit me nën sekretaren amerikane të shtetit Ellen Tousher. Interceptorët do të vendosen në një ish bazë ushtarake rumune në Deveselu, pranë kufirit me Bullgarinë..

Rreth 200 ushtarë amerikanë do të vendosen gjitahshtu në bazë. Sipas zotit Basesku ata do të sigurojnë Rumaninë me një sistem më të lartë sigurie. Baza pritet që të jetë në gjendje operative në vitin 2015.

Zoti Basesku ka rënë dakort të lejojë trupat dhe paisjet amerikane që shkojnë në Irak dhe Afganistan të kalojnë tranzit përmes bazës ajrore rumune dhe portit pranë Detit të Zi.

XS
SM
MD
LG