Lidhje

3-2 ndjeshja SHBA-Rusi në hokej


Shtetet e Bashkuara mundën Rusinë me rezultatin 3-2 në një përballje shumë të fortë në hokej, në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit.

Rusët u duk se shënuan pikën e fitores vetëm pesë minuta para përfundimit të pjesës së tretë dhe të fundit të ndeshjes, e vlefshme për raundin e takimeve të grupit, por gjyqtarët nuk e lejuan golin, pasi porta kishte lëvizur nga vendi para gjuajtjes. Koha e rregullt përfundoi 2-2, duke bërë që takimi të kalonte në kohë shtesë e më pas tek penalltitë.

T.J. Oshie shënoi penalltinë e fitores për SHBA-në, duke bërë që tifozët të shpërthenin në festime.

Më parë, skiatorja austriake Anna Fenninger fitoi të parën nga shtatë medaljet e arit për të cilat konkurrohet sot në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi.
XS
SM
MD
LG