Lidhje

SHBA kundërshton shitjen e raketave ruse në Siri


Shtetet e Bashkura po nxisin Rusinë që mos të mos i shesë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore Sirisë, gjë që zyrtarisht do të minonte sigurinë e Izraelit. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry e ka ngritur këtë çështje mbas vizitës së tij dy ditore në Moskë.

Sekretari amerikan i shtetit Kerry u tha gazetarëve në Romë dje se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë bashkëpunimin e Rusisë për një përpjekje të re për dhëniene fund të luftës së përgjakshmenë Siri. Por ai tha se Uashingotni ka kundërshtuar përherë furnizimin e regjimit të Sirisë me raketa.

“Raketat, në veçanti ato A 300, janë mund të shkaktojnë destabilizim për shtetin e Izraelit, dhe ne e kemi bërë të qartë historikisht se ky përbën një shqetësim për Shtetet e Bashkuara".

Një raport i fundit nga Izraeli thotë se Rusia është gati që të shesë raketa të avancuara tokë – ajër për regjimin sirian, që është përfshirë në një luftë civile dy vjeçare.

Analisti Marc Gerecht, i Fondacionit për mbrojtjen e Demokracive, thotë se ai pret një përshkallëzim të luftimeve në Siri, pavarësisht përpjekjeve të sekretarit Kerry në Rusi.

“Mendoj se do të përkeqësohet më tej situata. Nëse Rusia do të përpiqet të shesë raketat S 300 dhe S 400, mendoj se duhet të besojmë se Izraeli do të kundërpërgjigjet menjëherë dhe do ta bëjë këtë me miratimin e Amerikës. Nuk ka dyshim për këtë. Edhe duke veçuar këtë situatë, nuk shoh zgjidhje paqësore për konfliktin. Mendoj se do të jetë një luftë edhe më e përgjakshme”.

Disa senatorë amerikanë, mes tyre edhe senatori Rober Menende, do dërgimin e armëve më të përparuara tek forcat opozitare për të ndihmuar në rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al Assad.

“Duhet të ketë një ndryshim në pikën e kthesës. Mbas dy vitesh, besoj se ata që janë në opozitë, rebelët të cilët ne mundemi e duhet t’i verifikojmë krejtësisht, janë ata që duhet të ndihmojmë që të ndryshojnë këtë pikë kthese. Nëse ke monopolizuar artilerinë dhe kontrollin ajror, realiteti është se nuk mund të shikosh se çfarë po ndodh në terren”.

Por analisti Marc Gerecht thotë se prania e grupeve radikale në këtë luftë të zgjatur e bën të vështirë ndërrmarjen e veprimeve të mëtejshme amerikane në Siri.
XS
SM
MD
LG