Lidhje

SHBA, Rusia dhe armët bërthamore taktike, me rreze të shkurtër veprimi

  • Andre Nesnera

SHBA, Rusia dhe armët bërthamore taktike, me rreze të shkurtër veprimi

SHBA, Rusia dhe armët bërthamore taktike, me rreze të shkurtër veprimi

Traktati i ri strategjik për Armët Bërthamore që u ratifikua kohët e fundit nga Senati amerikan, përfshin jo vetëm armët bërthamore me rreze të gjatë veprimi. Në këtë raport nga Washingtoni, korrespondenti i Zërit të Ameirkës Andre de Nesnera, i hedh një vështrim çështjes në se Rusia dhe SHBA do ta përqëndrojnë tani vëmendjen tek armët bërthamore taktike, me rreze të shkurtër veprimi.

Armët bërthamore taktike shpesh janë po aq të mëdha sa edhe mbushjet strategjike bërthamore, por ato janë projektuar në mënyrë të tillë, për t’u hedhur në distanca më të shkurtëra. Ato përfshijnë raketat e hedhura nga toka dhe nga ajri me një rreze prej më pak se 500 kilometrash, të ashtuquajtura “armë që përdoren në fushën e betejës”.

Daryl Kimball, kreu i Shoqatës për Kontrollin e Armëve, një firmë studimore private, thotë se është e vështirë të thuhet me saktësi se sa mbushje bërthamore taktike kanë Moska dhe Washingtoni, sepse nuk ka një traktat zyrtar që mbulon përdorimin e këtyre lloj armëve.

Vlerësime të pavarura sugjerojnë se SHBA mund të kenë disa qindra mbushje bërthamore taktike, përfshi rreth 180 prej tyre që ndodhen në 5 baza ushtarake evropiane të NATO-s, në Itali, Turqi, Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Rusia mendohet se ka rreth 3 mijë bomba bërthamore taktike, por shumë prej tyre nuk janë në gjendje për t’u përdorur. Shumë prej tyre janë në pritje të çaktivizimit dhe mbahen nëpër depo. Mendohet se shumica e këtyre bombave taktike bërthamore mbahen larg vendeve perëndimore.

Shumë ekspertë besojnë se shumica e mbushjeve bërthamore të Rusisë janë vendosur në kufirin e saj lindor, për të kompensuar atë që shikohet si një kërcënim bërthamor për Kinën.

Joseph Cirincione, president i Fondit Ploughshares, i cili përqëndrohet tek politikat e armëve bërthamore, thotë se nuk arsye tjetër për sueprioritetin e madh të Moskës tek armët taktike bërthamore.

Rusët i kanë parë ato, veçanërisht që nga koha e Luftës së Ftohtë, si një mjet i nevojshëm për atë që ata e shohin si një superioritet ndaj NATO-s dhe SHBA. Është plotësisht një situatë e ndryshme nga ajo që patëm gjatë Luftës së ftohtë, kur NATO kishte mijëra armë bërthamore taktike, duke patur një superioritet ndaj ushtrive sovjetike me tanke.

Zoti Cirincione thotë se numri i madh armëve taktike bërthamore që ka Moska sot, është e njëjta pozitë si gjatë Luftës së Ftohtë.

Shumë ekspertë, mes tyre edhe Daryl Kimball, mendojnë se armët bërthamore taktike janë më tepër një dizavantazh, se sa një pasuri dhe ato po ashtu përbëjnë një rrezik të veçantë për sigurinë.

Ngaqë këto armë janë më të vogla fizikisht, ato transportohen më me lehtësi dhe janë më pak të sigurta. Ne nuk e dime në se Rusia i ka të gjitha armët e saj taktike të sigurta plotësisht dhe në se i ka ato në evidence. Pra, në afat të gjatë, këto armë përbëjnë rrezik për një sulm bërthamor terrorist dhe mënyra më e mirë për trajtimin e këtij rreziku është të dihet numri i tyre, si dhe eliminimi i këtyre armëve të vjetëruara të shekullit të 20-të.

Armët taktike bërthamore nuk janë pjesë e Traktatit të ri START, që u ratifikua kohët e fundit nga Senati amerikan, ai cili merret me mbushjet bërthamore të raketave me rreze të gjatë veprimi, që hidhen nga bormbardues të rëndë dhe nëndetëse, ose që lëshohen nga nëntoka. Por siç thekson Joseph Cirincione, çështja e armëve bërthamore taktike u ngrit gjatë diskutimeve në Senat.

Një nga përfitimet e debatit në Senat për ratifikimin e traktatit START, është se republikanët duan që të hapet diskutimi, dhe demokratët janë dakort me këtë, pra të happen negociatat me Rusinë për traktatin e pakësimit të armëve bërthamore taktike brenda një viti. Presidenti është i lumtur ta bëjë një gjë të tillë.

Administrata e presidentit Obama e ka bërë çështjen e pakësimit të armëve bërthamore përparësi të politikës së jashtme amerikane. Ekspertët thonë se traktai i ri START është një hap i rëndësishëm përpara. Analistët thonë tani se Washingtoni dhe Moska duhet ta përqëndrojnë vëmendjen tek kategori të tjera të mbushjeve bërthamore, duke filluar me armët taktike bërthamore.

XS
SM
MD
LG