Lidhje

Arti mbetet urë në lidhjet SHBA-Rusi


Muajt e fundit, marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë arritën në nivelin më të ulët që kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik. Tani amerikanët dhe rusët i janë rikthyer një strategjie të Luftës së Ftohtë: komunikimi përmes muzikës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës James Brooke njofton nga Moska.

Në fillim të viteve 1960, në kulmin e Luftës së Ftohtë, Kori i muzikës ruse i Universitetit Yale shkoi në Moskë për të thyer akullin mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Sot, pas 50 vjetësh, amerikanët dhe rusët përsëri po përdorin muzikën për të zbutur marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mikhail Prokhorov, një biznesmen rus, politikan i opozitës si dhe pronar i ekipit të basketbollit Nets të Brooklinit të Nju Jorkut, e solli grupin nga Filadelfia të interpretojë në Moskë.

“Është e vështirë të ruash marrëdhënie të qëndrueshme poliitke mes dy vendeve. Kultura, arti dhe sporti mund të ndihmojnë në vendosjen e besimit reciprok dhe marrëdhënieve të mira mes dy vendeve”.

Grupi amerikan i hip hopit IllStyle and Peace Productions dha shfaqje në prill në Moskë dhe në Siberi, në kuadër të një programi shkëmbimesh mes dy vendeve, Transcultural Express, i financuar nga Fondi Mikhail Prokhorov.

“Një shkëmbim i madh kulturor mes dy vendeve do t’i detyrojë politikanët tanë që ta dëgjojmë më mirë njeri tjetrin. Kur njerëzit komunikojnë drejtpërdrejt, interest e tyre kulturore, letrare dhe artistike bëjnë të mundur përforcimin e marredënieve dy-palëshe.”

Karen Hopkins, presidente e Akademisë së Muzikës në Bruklin ndihmoi në organizimin e turneut në Rusi.

“Mendoj se grupi Ill Style do të ketë sukses të madh në Rusi. Janë shumë të talentuar, janë të rinj, të shkathët, tipikë amerikanë”.

Disa ditë më parë, Irvin Mayfield dhe orkestra e tij e xhazit nga Nju Orlins dhanë një koncert në rezidencën e ambasadorit amerikan në Rusi. Salla ishte mbushur plot. Këshilltari i Ambasadës amerikane për marrëdhënie me publikun, Jeffrey Sexton thotë për rolin e muzikës.

“Ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, sepse marrëdhëniet politike kanë qenë gjithmonë të vështira dhe sidomos gjatë Luftës së Ftohtë. Qeveria amerikane tradicionalisht ka investuar fonde të konsiderueshme për diplomacinë kulturore në Rusi. Dhe ka qene një mjet shumë efektiv për të komunikuar me rusët, pikërisht sepse ata e duan shumë kulturën”.

Dhe një fakt për t’u përmendur është se Orkestra e Xhazit e Nju Orlinsit, interpretoi në të njëjtën sallë ku Kori i Muzikës ruse të universitetit Yale magjepsi audiencat sovjetike, para një gjysmë shekulli.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG