Lidhje

Shtëpia e Bardhë: Takim Obama-Poroshenko në Poloni


Presidenti Barak Obama do të takohet javën që vjen me Presidentin e ardhshëm të Ukrainës për të theksuar angazhimin e Uashingtonit ndaj Evropës lindore, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Shtëpia e Bardhë njoftoi takimin me presidentin e ardhshëm Petro Poroshenko, duke thënë se do të zhvillohet në Varshavë, ku do të zhvillohen ceremonitë me rastin e 25-vjetorit të rënies së regjimit komunist në Poloni. Vizita katër ditëshe e zotit Obama do të përfundojë më 6 qershor në Normandi të Francës ku do të shënohet 70 vjetori i operacioneve të forcave aleate.

Presidenti rus Vladimir Putin do të shkojë gjithashtu në Normandi për ceremonitë përkujtimore. Por Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obama nuk ka në plan të takohet drejtpërdrejt me udhëheqësin rus, ndërkohë që ziejnë tensionet lidhur me rolin e Rusisë në krizën në Ukrainë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG